Rreth Nesh

Organizata kontribon në promovimin e vlerave kulturore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe
natyrore të Kosovës.

Qellimi

Promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kosovës

VIZIONI

Vizioni ynë është të ndihmojmë që të ndihmojmë në promovimin e kulturës dhe
trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kosovës duke kontribuar edhe në zhvillim të
turizmit kulturor dhe arkeologjik.

MISIONI

Misioni ynë është të krijojmë një komunitet kulturor që do të veproj si organizatë dhe që
do të ndihmojë duke mbështetur nisma dhe iniciativa nga të cilat përfitojnë të rinjtë,
studentët, personat me aftësi të kufizuara, grupet e margjinalizuara dhe diaspora shqiptare
duke u përfshirë në aktivitetet e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

OBJEKTIVAT

• Stimuluar nismat kreative në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore;
• Pasuruar zhvillimin dhe promovimin kulturor;
• Bashkëpunuar me organizatat tjera që janë aktive në fushën e zhvillimit kulturës,
trashëgimisë kulturore dhe natyrore si dhe turizmit kulturor;
• Vendosur dhe zhvilluar marrëdhëniet me organet përkatëse qeveritare, organizata të
ngjashme në vend, rajon dhe më gjerë;
• Promovuar dhe krijuar bashkëpunim të ndërsjellë në fushat e interesit të përbashkët
në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit kulturor;
• Integruar në aktivitetet e kulturës dhe trashëgimisë kulturore diasporën shqiptare,
personat me aftësi të kufizuara dhe grupet e margjinalizuara dhe siguruare dhe
gjithëpërfshirje të komuniteteve që jetojnë në Kosovë;

Struktura

VLERAT TONA

Pervoja

Stafi i organizatës dhe ekipet e projekteve janë të përbërë me anëtarë të cilët zotërojnë aftësi dhe shkathtësi në shkrim dhe menaxhim të projekteve dhe të njëjtit janë të përgatitur profesionalisht në fushat e ekspertizës që kanë.

Integriteti

Ne jemi të përkushtuar ndaj ndershmërisë, llogaridhënies dhe transparencës në të gjitha përpjekjet tona. Ne jemi përgjegjës ndaj njerëzve dhe partnerëve të cilëve u shërbejmë me përulësi, duke ndarë në mënyrë transparente rezultatet, historitë dhe mësimet tona.

Gjithëpërfshirja

Ne punojmë me të tjerët pavarësisht nga raca, gjinia, mosha, besimi ose kombësia, ngjyra, përkatësia politike, gjinia ose besimi. Ne e dimë se duke përqafuar dallimet, duke përfshirë në mënyrë aktive një shumëllojshmëri zërash dhe së bashku, ne mund të zgjidhim problemet më komplekse të botës.

Barazia gjinore

Ne besojmë në vlerën e barabartë të çdo qenieje njerëzore dhe rëndësinë e respektimit dhe nderimit të çdo individi; ne e dimë se ndryshimi ndodh përmes njerëzve.

Promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Arkeologjike të Kosovës tek gjeneratat e reja

Ligjërata është mbajtur nga Prof.ass. dr. Sedat Baraliu ndërsa duhet falënderuar për bashkëpunim Drejtoren e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë znj.Medina Bunjaku.